Telegrafi

Udhëtimi në Kosovë, më i shtrenjti për familjen mbretërore britanike

Gazeta “Yorkshire Post” ka bërë renditjen e udhëtimeve më të shtrenjta të familjes mbretërore britanike më 2015-2016.

Sipas këtij raporti, del se udhëtimi më i shtrenjtë për një udhëtim të familjes mbretërore ka qenë ai i Princit të Wellsit dhe Dukeshës së Cornwallit në Kosovë, Kroacia, Mal të Zi e Serbi, transmeton Koha.net.

Në vijim ju sjellim top-pesë udhëtimet më të shtrenjta të familjes mbretërore për vitin 2015-16:

1) Princi i Wallesit dhe Dukesha e Cornwallit – fluturime charter për në dhe nga Kroacia, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova – 94,409 funte.

2) Princi i Wallesit – fluturime charter për përvjetorin e njëqindtë të Gallipolit në Turqi – 74,500 funte.

3) Udhëtimi i Mbretëreshës dhe Dukës së Edinburgut në Maltë – fluturime charter dhe të rezervuara në total prej 64,054 funte.

4) Vizita shtetërore e Mbretëreshës dhe Dukës së Edinburgut në Gjermani – fluturime charter dhe të rezervuara në total prej 40,088 funte.

5) Vizita e Princit Harry në Lesotho dhe në Afrikë të Jugut, përfshi edhe një vizitë të ndarë planifikuese nga stafi – 38,416 funte.