Site icon Telegrafi

Udhëtimi i Messit në Arabi Saudite krijon polemika te Paris Saint-Germain

Rrëmujë me një udhëtim nga Lionel Messi. Gazeta L’Equipe ka bërë një rrëfim sot (e martë), për një polemikë pasi lojtari udhëtoi për në Arabi Saudite këtë të hënë teksa skuadra stërvitej në Paris.

Një udhëtim që klubit nuk i ka pëlqyer, por që kishte një justifikim komercial.

Sipas burimeve të Marca, Messi i ka kërkuar leje PSG-së që të mund të udhëtojë pasi ishte një angazhim që nuk mund ta anulonte më, duke llogaritur se të hënën dhe të martën nuk kishte asnjë stërvitje, si gjithmonë kur luhet të dielën dhe nuk ka lojë në mesjavë.

https://twitter.com/psg_chief/status/1653071040308822021

Për këtë arsye, Leo ndërmori një udhëtim në Arabi Saudite për qëllime tregtare në këtë kohë. Në fakt, Messi e kishte anuluar këtë udhëtim në dy raste të mëparshme sepse, siç ndodhi edhe këtë herë, PSG pësoi disfata në ato të mëparshme.

Një prej tyre ishte pas eliminimit në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munichut dhe një tjetër pas një disfate në Ligue 1.

Por, ky udhëtim, sipas burimeve të Marca, ishte i pamundur të anulohej sërish sepse në Arabi fillon sezoni i temperaturave të larta dhe nuk kishte mundësi për ta vonuar për herë të tretë.

Siç thekson gazeta L’Equipe, PSG-ja ndryshoi planin dhe filloi stërvitjet të hënën, pasi u mund të dielën, por ishte tepër vonë, pasi lojtari ishte tashmë jashtë Francës.

Polemika nuk ndihmon për një rinovim me klubin parisian, i cili tashmë duket i largët, por është ende në tavolinë. Dhe kjo ushqen një të ardhme saudite për Leon, megjithëse ende nuk ka asnjë përgjigje për ofertën shumë milionëshe që Jorge Messi ka në tryezë. /Telegrafi/

Exit mobile version