Telegrafi

Udhëtimet turistike, shqiptarëve u kushtojnë më shumë nga gjithë rajoni

Paketat turistike, biletat e avionëve ose anijeve, taksat dhe të gjitha pagesat për shërbimet shtesë, janë disa herë më të mëdha se ato që paguajnë turistët e vendeve të tjera për të njëjtat vende ku shkojnë edhe shqiptarët. Një ndër zërat që u shton shqiptarëve shpenzimet për turizmin jashtë vendit, është pikërisht udhëtimi i cili zë dhe peshën më të madhe në llogarinë e shërbimeve.

Pikërisht kostoja e udhëtimit, përbën rreth tre të katërtat e shpenzimeve në total për çdo turist shqiptar që niset jashtë vendit për disa ditë pushime. Por rritje kanë pasur edhe të ardhurat nga ky shërbim për vendin tonë. Kështu bilanci neto i shërbimeve të udhëtimit shënoi një suficit prej rreth 84 milionë eurosh gjatë muajve janar-shtator 2009.