Site icon Telegrafi

Udhëtimet me avion; brenda dy viteve, sedilje në këmbë

Të udhëtosh në "ndenjëset vertikale" të pajisura me mbështetëse për shpatullat dhe një rrip sigurimi do të kushtojë rreth 4 euro, deklaroi drejtori i linjës me çmime të ulëta, Michael O’Leary, gjatë një interviste për një program që do të transmetohet sot në mbrëmje nga televizioni ITV.

Plani është që në 10 rreshtat e fundit të avionit të hiqen ndenjëset dhe dy kabina tualeti për të krijuar hapësirën e nevojshme për 15 rreshta me mbështetëse vertikale, tek të cilat mund të qëndrojnë 50 persona.

Megjithëse kjo ide është dëgjuar me skepticizëm nga autoriteti britanik i aviacionit civil, sipas të cilit vendet në këmbë nuk do t’i kalojnë me sukses testet e sigurisë, kompania ajrore ngul këmbë. "Jemi të bindur se vendet e reja do t’i kalojnë testet.

Boeing arriti ta dërgojë njeriun në hënë dhe besoj se do të arrijë t’i bëjë këto ndenjëse të suksesshme", deklaroi zëdhënësi i kompanisë "Ryanair", Stephen McNamara. /start/
 

Exit mobile version