Telegrafi

Udhëtim i vështirë për Flamurtarin, Ferizaj pret Ramiz Sadikun

Katër ndeshjet që zhvillohen sot në kuadër të Grupit B të Ligës së Parë, do të mbyllin xhiron e pestë të kësaj kategorie të futbollit kosovar.

Pretendenti kryesor për rikthim në elitë, Flamurtari, do të luajë në udhëtim te skuadra që e ka nisur mirë kampionatin, Dardana.

Kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Kamenicës vetëm për fitore, duke parë shkëputjen e skuadrës kryesuese, Ulpianës.

Ekipi tjetër që ra nga Superliga në Ligën e Parë, Ferizaj, do të luajë përballë Ramiz Sadikut në shtëpi.

Në dy duelet tjera përballen Vitia – Kika dhe KEK-u – 2 Korriku.

Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 14:00. /Telegrafi/

LIGA E PARË – SOT

GRUPI B

Dardana – Flamurtari

Ferizaj – Ramiz Sadiku

KEK-u – 2 Korriku

Vitia – Kika.