Fotografi i njohur Michael Wolf ka shkrepur disa foto në metronë e Tokios për të sjellë pamje të jetës së përditshme të banorëve të këtij qyteti.
“Është e tmerrshme ajo çfarë heqin këta njerëz çdo ditë për të shkuar në punë apo për t’u kthyer”, tregon ai.
Fotot që nuk kanë nevojë për shumë përshkrim, tregojnë trafikun e madh dhe vuajtjet e pasagjerëve.
Tokio ka një popullsi prej 13,6 milionë banorësh dhe një dendësi prej 6 mijë e 224 banorësh për km/katror.