“Winterreise” (Udhëtim në dimër) e Franz Schubert, ngjitet në skenë për herë të parë nga koreografi me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj, në Teatrin e La Scalas. Vepra vjen si një udhëtim i brendshëm i shpirtit në dimër.
“Është hera e parë që krijoj për Trupën e Baletit të Teatrit La Scala. Kam pranuar, sepse tanimë është krijuar një histori me koreografitë e mia të kërcyera në këtë teatër”, thotë Prelocaj. “Punoj me trupën e La Scalas njësoj si me timen; ka shkëmbim të plotë, kuriozitet dhe bashkëpunim. Të gjithë bëhen pjesë e punës kreative, edhe pse mund të një pjesë solo e mëson secili prej balerinëve. Në këtë mënyrë stili bëhet pjesë e memories muskulore dhe më pas ndahen rolet në bazë të zhvillimit të secilit balerin . Kështu roli fitohet dhe interpretohet nga solisti përkatës. Dhe është kjo pjesë që mua më intereson sesi çdokush do të “shtijë në dorë” rolin e tij. /Shqiptarja/
https://youtu.be/KOwJ4Fl-1dw