Site icon Telegrafi

‘Udhëtim drejt pavarësisë’

‘Udhëtim drejt pavarësisë’ është titulluar ekspozita udhëtuese të cilën me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë e organizon Arkivi shtetëror në bashkëpunim me Hekurudhat e Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Dokumente dhe fotografi të rëndësishme që ruhen në depon e Arkivit do të ekspozohen në trenin udhëtues i cili qarkullon në relacionin Shkup-Manastir-Shkup. Udhëtimi promovues është sot nga Stacioni hekurudhor në Shkup në orën 14:00, ndërsa garnitura e brenduar do të qarkullojë në këtë relacion deri më 8 Shtator-Ditën e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.

‘Materialet të cilat do të tregohen e përfshijnë periudhën nga viti 1903 deri në vitin 1991, me çka përveç referendumit nga 8 Shtatori shënohen edhe jubilarët e Kryengritjes së Ilindenit, Republika e Krushevës dhe AAÇPM, kumtoi Arkivi shtetër i RM-së. /Telegrafi/

Exit mobile version