Telegrafi

Udhëtarja sulmoi shoferin e autobusit, që refuzoi të ndalonte në vend të palejuar (Video)

Në Meksiko të Shteteve të Bashkuara, një grua e ka sulmuar fizikisht shoferin, që nuk pranoi të ndalonte në një vend të palejuar.

Kamerat e sigurisë e kanë xhiruar vozitësin që i tregonte me mirësjellje udhëtares, se nuk ka mundësi të ndalojë, por kjo e fundit është bërë e dhunshme, transmeton Telegrafi.

Pasi është ngritur nga karrigia, ajo i është afruar shoferit dhe e ka qëlluar me grushte, e më pas ia ka hedhur disa monedha mbi kokë.

Duke dashur të mbrohet, shoferi ia ka kapur duart dhe ka provuar ta largojë.

Në videon e hedhur në internet, ajo shihet teksa qëndron sipër vozitësit, ndërsa ai vazhdon ta drejtojë autobusin.

Policia e ka konfirmuar rastin që ka ndodhur në perëndim të Meksikës, si dhe është vënë pas udhëtares me sjellje të pahijshme. /Telegrafi/