Telegrafi

Udhëtarja kaloi sigurimin me një gjë të dyshimtë, mbyllet përkohësisht aeroporti i Munihut (Foto)

Autoritetet e mbyllën përkohësisht aeroportin e Munihut të Gjermanisë, për shkak se një udhëtare kaloi me shpejtësi nëpër portat e sigurimit, me një likuid të dyshimtë në çantë.

Policia federale ka thënë se mbylli vetëm disa pjesë të terminalit, në përpjekje që ta identifikojë dhe të sigurojë hapësirën, pa dhënë asnjë detaj shtesë, transmeton Telegrafi.

Por, ndërkohë që u zhvillua ky aksion, u desh të anulohen disa fluturime dhe disa të tjera të shtyhen për më vonë, ndërsa linjat e pritjes ishin tepër të gjata.

Terminali i dytë është rihapur pasi të jetë kontrolluar për katër orë, megjithëse e dyshuara ishte ende në kërkim.

Sipas policëve lokalë, ajo kishte një likuid të dyshimtë në çantë dhe kaloi nëpër sigurim, duke mos pranuar që të ndalonte. Nuk është bërë e ditur, se në çfarë ene apo shihe e mbante masën e dyshimtë.

Pushimet verore që kanë filluar në Bavari, kanë bërë që numri i udhëtarëve të jetë shumë i madh dhe ky rast të shkaktonte tollovi marramendëse në aeroport. /Telegrafi/