Gjatë udhëtimit me autobus nëpër Refrewshire të Skocisë, udhëtarit janë frikësuar prej një gjarpri që u shfaq papritmas.
Reptili i gjatë një metër e gjysmë, doli nga çanta e një udhëtarit, që nuk ishte i kujdesshëm për ta mbajtur mbyllur, transmeton Telegrafi.
“Konduktori jonë Mick, ka arritur ta kapte gjarprin dhe t’ia kthente pronarit, derisa nuk e kishte sulmuar ndonjë prej udhëtarëve” thuhej në raportin e kompanisë transportuese.
Në të njëjtën kohë, është kërkuar që udhëtarët të kujdesen mirë për kafshët që i transportojnë me autobus, veçanërisht janë krijesa të egra dhe mund të sulmojnë dikë. /Telegrafi/