Një udhëtar që po fluturonte me aeroplan në Kinë, ka dashur të hyjë me forcë në kabinën e pilotit, por është ndaluar nga stafi dhe udhëtarët tjerë.
Derisa aeroplani ishte në mes të udhëtimit nga Wuhan për në Harbin, burri i paidentifikuar është dashur të lidhet me forcë për karrige, meqenëse ishte këmbëngulës që të hynte në kabinë.
“Ata po vinë të më marrin, më largoni për në qiell, dua të iki” ka thënë më herët ky njeri, ndërsa ka hedhur shuma të mëdha të parave në drejtim të pilotit.
Nuk bëhet e ditur gjendja mentale e këtij burri, i cili nuk e ka sulmuar apo lënduar ndonjë udhëtarë, gjatë këtyre gjesteve të pakuptueshme. /Telegrafi/