Telegrafi

Udhëtari nuk i vendosi kufjet, dëgjohej përmbajtja e filmit për të rritur që e shikonte në telefon (Foto)

Gjatë udhëtimit me autobus nëpër Essex të Anglisë, një udhëtar nuk i kishte vendosur kufjet si duhet dhe telefoni transmetonte përmbatjen e filmit për të rritur që ai po e shikonte.

Udhëtarja që ndodhej prapa, ka thënë se dëgjoi diçka si hungërima kafshësh, derisa zgjati kokën dhe pa se çfarë po shikonte ai, transmeton Telegrafi.

“I kishte vënë kufjet në vesh, por nuk i kishte aktivizuar, andaj dëgjohej gjithçka. Për fat të mirë, një grua e moshuar që ishte pranë, nuk dëgjonte asgjë” ka thënë ajo, në përshkrimin e fotografisë.

Filmi për të rritur që e shikonte gjatë udhëtimit

Megjithëse është përpjekur t’i tregonte, i ka ardhur keq dhe është larguar disa karrige mbrapa, meqenëse e kishte afër ndalesën e saj dhe u largua. /Telegrafi/