Telegrafi

“Udhëtari në kohë” – parashikon se kush do ta fitojë Kupën e Botës dhe me çfarë rezultati

Është bërë një parashikim i ri për Anglinë në këtë Kampionat Botëror, pasi Tre Luanët kaluan në 1/8 e finales.

Anglezët triumfuan ndaj Uellsit në Grupin B, me rezultat 3-0, duke siguruar një vend në fazën e eliminimit direkt

Pas fitores së fundit në stadiumin “Ahmad bin Ali”, Anglia tani do të përballet me Senegalin si nënkampion të Grupit A të dielën në stadiumin “Al-Bayt”.

Nëse Anglia arrin të mposhtë Senegalin në 16-shen e fundit, atëherë lojtarët e Gareth Southgate do të përballen me një kundërshtar edhe më të vështirë në çerekfinalet në Katar.

Anglia do të luante më 10 dhjetor kundër fituesve të Grupit D, i cili drejtohet nga kampioni i Botërorit 2018, Franca, ose nënkampionët e Grupit C, vend ky që aktualisht i takon Argjentinës.

Dhe nëse skuadra e Southgate arrin të kalojë në çerekfinale, atëherë Anglia do të luante më 14 dhjetor në gjysmëfinalet e Kupës së Botës.

Megjithatë, Kroacia, Japonia, Portugalia dhe Zvicra janë të gjithë kundërshtarë aktualë të përkohshëm për Anglinë në një ndeshje të mundshme gjysmëfinale.

Një përdorues i TikTok, që pretendon të jetë një ‘udhëtar në kohë’, tani ka parashikuar se Anglia do të arrijë në finalen e parë të Kampionatit Botëror që nga viti 1966.

Sipas të vetëshpallurit “udhëtar në kohë”, Anglia do të mposht Portugalinë 2-0 në finalen e Botërorit që po mbahet në Katar.

Parashikimi sugjeroi që kapiteni i Anglisë, Harry Kane, shënoi në pjesën e parë kundër Portugalisë, përpara se Mason Mount të dyfishonte epërsinë e Tre Luanëve gjashtë minuta nga koha e plotë. /Telegrafi/

@didzy_dcfc

ITS COME HOME! #england #portugal #qatar #qatar2022 #worldcup #worldcup2022 #fifa #fyp #foryoupage #football #itscominghome #timetravel #timetraveller

♬ World Cup – iShowSpeed