Një i ri i paidentifikuar që udhëtonte me autobus nëpër Mançester të Anglisë, është filmuar teksa konsumonte drogë.
Ai e ka ndezur pajisjen për inhalim dhe ka tymosur atë që besohet të jetë një substancë e prodhuar në mënyrë artificiale, transmeton Telegrafi.
Pa u shqetësuar se është në një vend publik, ai edhe ka pështyrë të dysheme, ndërsa njërën këmbë e mbante shtrirë në ulësen tjetër.
Në videon e censuruar që është postuar më poshtë, mund të shihet ky i ri që konsumon substancë të ndaluar brenda autobusit të transportit publik. /Telegrafi/
https://youtu.be/9NPHawRkiHI