Telegrafi

Udhëtari i çuditshëm e hëngri gjalpin sikur të ishte ndonjë ëmbëlsirë (Video)

Të pranishmit që po udhëtonin me tren nëpër Nju Jork, mbetën të habitur nga gjesti i pazakontë i një udhëtari të çuditshëm.

Sikur të ishte ndonjë ëmbëlsirë ai nisi ta hante gjalpin, që e nxori nga një paketim, transmeton Telegrafi.

“I ka ngrënë biskotat më herët, tani ia shtoi edhe gjalpin”, ka qenë një prej komenteve, të videos që shumë njerëzve u ka shkaktuar turbullira.

Në anën tjetër, njëri ka komentuar duke thënë se ai nuk i ka kushtet të merr kaloritë e nevojshme, ndërsa ky ushqim është shumë i lirë. /Telegrafi/