Site icon Telegrafi

Udhëtari bëri ushtrime joga në mes të trenit (Foto)

Jamie Dowson ka qenë duke udhëtuar me tren nëpër Londër, kur një burrë ka dalë në mes dhe ka filluar të bëjë ushtrime fizike.

Sikur të ishte në ndonjë vend të qetë, udhëtari që besohet të jetë në të 40-at, ka bërë joga në dysheme, transmeton Telegrafi.

Joga në tren

Ai ka filluar me ushtrime të lehta, për të vazhduar më pas me më të vështira si tërheqja e muskujve dhe qëndrimi në pozita të ndryshme.

Për 20 minuta me radhë, nuk është larguar nga mesi i trenit, derisa të pranishmit qëndronin në karrige.

Ushtron sikur të jetë vet

“Shumica nxorën telefonat apo gazetat, sepse ndiheshin në vështirësi nga ky njeri. Ndjehesha sikur po e shikoj gjatë tërë kohës”, ka thënë Dowson lidhur me rastin.

Mësohet se dy minuta para se të arrijnë në stacionin e duhur, ai ka ndaluar dhe ka pushuar në ulëse. /Telegrafi/

 

Exit mobile version