Ajo mund të ketë pasuri prej 800 milionë dollarësh, por kjo nuk do të thotë asgjë për Madonnën.
Kjo e fundit është parë duke udhëtuar me aeroplan teksa është ulur në klasin ekonomik gjatë rrugëtimit prej Londrës drejt Lisbonës.
E veshur në të zeza dhe atlete si edhe e pa rregulluar teksa komunikonte me telefon, udhëtarët e kishin të vështirë t’iu besonin syve se bashkudhëtare e kishin këngëtaren amerikane.
Madonna dukej ndihej shumë rehat, e pa shqetësuar nga dhjetëra sy që po e vëzhgonin, teksa kishte zënë vendin pranë dritares.
Mediat amerikane raportojnë se 59-vjeçarja për këtë udhëtim të zakonshëm ka paguar 45 euro.
Kujtojmë se jeta e këngëtares është e ndarë mes tre shteteve, SHBA-së ku jeton vet ajo, Anglisë ku ndodhet për studime djali, Rocco Ritchie dhe Portugalisë, pasi djali i saj i adobtuar, David Banda, iu bashkua skuadrës së futbollit të Benficës.
Ndryshe, Madonna edhe këtë vit ka paralajmëruar disa koncerte anembanë globit si dhe publikimin e këngëve të reja. /Telegrafi/