Site icon Telegrafi

Udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar do të duhet të hyjnë në karantinë me të mbërritur në Itali

Nga e hëna, Italia do të vendosë karantinë pesë-ditore për udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar, mes shqetësimeve në rritje në lidhje me përhapjen e variantit Delta.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, qeveria italiane tha se udhëtarëve nga MB-ja do t’iu kërkohet gjithashtu që të jenë të pajisur me teste të detyrueshme të COVID-19.

Italia, megjithatë, do të hapë dyert për SHBA-në, Kanadanë, Japoninë dhe BE-në, me kusht që vizitorët e vërtetojnë se janë vaksinuar ose që kanë rezultuar kohët e fundit negativ nga coronavirusi.

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, shtoi se masa për ndalimin e njerëzve që vijnë nga India, Bangladeshi dhe Sri Lanka do të mbetet ende në fuqi. /Telegrafi/

Exit mobile version