Anna Whitehouse ka bërë një eksperiment social, për të parë se sa udhëtarë do i lironin ulësen një gruaje shtatzënë – me rezultate të tmerrshme.
Derisa temperatura në Londër ishte e lart, blogerja 36-vjeçare vuri një objekt të fryrë që të duket si shtatzënë dhe nisi udhëtimin me trenin nëntokësor.
Vetëm katër nga dhjetë udhëtarë ia lëshuan asaj ulësen, derisa njëri u ngrit vetëm kur Anna i kërkoi se nëse mund të ulet. Nëna e dy fëmijëve, ka mbetur e tronditur prej sjelljeve të tyre, se si mund të injoronin një grua shtatzënë.
“Mbase do duhesha të sillesha si shtatzënë, duke fërkuar barkun apo bërë sjellje se nuk ndjehem mirë. Po sikur një shtatzënë, për një moment të humbë kontrollin”, ka thënë Whitehouse.
Me këtë rast, ajo ka kërkuar që të bëhet më shumë rreth atyre që janë shtatzënë, ndërsa nënat që presin të lindin, të llogarisin se mund të mos ndihmon kur janë në udhëtim apo ndodhen në vështirësi. /Telegrafi/