Site icon Telegrafi

Udhëtarët e ‘trajtuan aeroplanin si klub nate’, kompania ajrore e anuloi fluturimin (Foto)

Afro 140 udhëtarë janë detyruar të largohen prej aeroplanit që po nisej për në Pragë të Çekisë, pasi një grup kryenin veprime të padenja.

EasyJet u detyrua ta anuloi fluturimin nga aeroporti i Bristolit të Anglisë, sepse ata ishin të dehur, pinin dhe kërcenin, ndërsa nuk bindeshin t’i lidhnin rripat e sigurisë, transmeton Telegrafi.

Policia nga Avon dhe Somerset, intervenuan për vënien e rregullit në aeroplanin që thuhet se udhëtarët e ‘trajtuan si klub nate’. Derisa grupi janë marrë në pyetje, një 32-vjeçar u dërgua në mbajtje.

Momenti pas anulimit të fluturimit

“Ata nuk i bënë dëm vetëm shokëve të tyre, por afro 140 personave që ishin në bord. Pasi pritën një kohë në aeroport, u realizua fluturimi i paraparë”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version