Telegrafi

Udhëtarët e shqetësuar nga tri shoqe të dehura, që u përleshën gjatë fluturimit me aeroplan (Video)

Gjatë fluturimit me aeroplan nga Getwick për në Tenerife, stafi është dashur t’i ndajnë tri udhëtare të dehura, që u përleshën brutalisht.

Pasagjeret që besohet se janë valltare, nisën të goditet dhe të kapen për flokësh, ndërsa nuk mungonin as fjalët më banale, transmeton Telegrafi.

Për pasojë, udhëtarët u shqetësuan në masë të madhe, ndërsa disa fëmijë që ishin afër nisën të qanin nga frika.

“Aeroplani ishte në mbi 10 mijë metra lartësi, andaj nuk mund të aterronim për t’i nxjerrë jashtë. E tëra që mund të bënim ishte ti ndajmë në tri hapësira dhe të mundohem t’i qetësojmë”, thuhet në raportin e kompanisë së udhëtimit, ndërsa kërkuan falje për shqetësimin.

Nuk bëhet e ditur, nëse do të pësojnë ndonjë dënim, për rastin që ndodhi teksa ishin nën ndikimin e alkoolit. /Telegrafi/