Telegrafi

Udhëtarët e pështirë i prenë thonjtë para të tjerëve, këmbët e zbathura i vunë në hapësirën ku vendoset ushqimi

Pasagjerët që ndodheshin në trenin që po udhëtonin për në Shandong të Kinës, mbetën të pështirë nga sjelljet e ulëta të një çifti udhëtarësh.

Ata i prenë thonjtë para të tjerëve, para se t’i vënë këmbët e zbathura në hapësirën ku vendoset ushqimi dhe pijet, transmeton Telegrafi.

“Ishte shumë qetë, ndërsa vetëm atyre iu dëgjohej zëri, që kur hynë brenda. Vërehej se janë të pasjellshëm, derisa nuk nisën të veprojnë edhe në këtë formë” ka thënë pasagjerja që shpërndau pamjet.

Në këtë formë, po kërkohet të bëhet më shumë dhe të mos ketë sjellje në ngjashme nëpër transporte publike, ku ka njerëz nga kultura të ndryshme. /Telegrafi/