Telegrafi

Udhërrëfyesi po ua tregonte studentëve bukuritë e parkut nacional në Afrikën e Jugut, elefanti 6-tonësh sulmon veturën e tyre

Ky është momenti kur një grup i studentëve detyrohen të vrapojnë me tërë forcën për t’i shpëtuar vdekjes, pasi elefanti 6 tonësh sulmon veturën e tij gjatë një turneu në Afrikën e Jugut.

Udhërrëfyesi ishte pranë timonit në rezervatin e parkut nacional Kruger në Afrikën e Jugut, kur elefanti iu vërsulet dhe në një moment nga goditja e fuqishme e rrokullis veturën në të cilin gjendeshin një grup studentësh, transmeton Telegrafi.

Kamera e vendosur në trupin e njërit prej studentëve, ka kapur momentin kur kjo kafshë gjigante me brinjë godet veturën që e rrokullis.

Në atë moment të gjithin ishin të përfshirë nga paniku dhe nuk dinin si të vepronin, derisa një burrë që dukej sikur të ishte punonjës i parkut i këshillojnë që të vrapojnë.

Megjithatë duket sikur edhe elefanti tërhiqet pas këtij veprimi, pasi vazhdon rrugëtimin sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Mediat e atje raportojnë se nga ky sulm nuk është lënduar asnjë person, e kjo përvojë do t’ju shërbej si leksion që herëve tjera të jenë më të përgatitur kur t’i afrohen një kafshe të tillë. /Telegrafi/