Site icon Telegrafi

Udhërrëfyesi për të rritur një fëmijë të lumtur, të shëndetshëm dhe kujdesshëm

Këto fraza mund të bëjnë magji, pasi që e mësojnë fëmijën tuaj se si të dashuroj dhe të ketë besim, të ndaj lumturinë dhe gëzimin me të tjerët dhe të vlerësoj atë që ka.

Gjërat që duhet t’jua thoni atyre:

– “Të dua pavarësisht se çfarë”

– “Nëse do të kisha pasur mundësinë të zgjedhja çdo fëmijë në botë, do të kisha zgjedhur ty”

– “Të dua aq shumë saqë nuk mund të imagjinosh”

– “Faleminderit”

– “Kam kaluar kohë të mrekullueshme duke luajtur me ty sot”

– “Kujtimet më të mira i kam të ditëve kur kemi bërë diçka së bashku”

Tregoni atyre:

– Historinë e lindjes apo adoptimit të tyre

– Sa shumë ju pëlqen të përqafoni apo t’i puthni

– Se si e keni zgjedhur emrin e tyre

– Histori rreth vetes suaj kur keni qenë në moshën e fëmijës

– Historinë se si janë takuar prindërit dhe gjyshërit e fëmijës

– Rreth ngjyrave tuaja të preferuara

– Rreth planeve tuaja për të ardhmen

Dëgjoni:

– Çfarë fëmija yt thotë kur je duke vozitur

– Çfarë fëmija thotë për lodrat e saj/tij dhe provoni të kuptoni se sa të rëndësishme janë për ta

– Çdo pyetje që e bëjnë dhe problemin që e shpjegojnë.

Bëni pyetje si:

– Pse mendoni se ndodhi kjo?

– Çfarë mendon se ndodhë nëse…?

– Si mund ta zbulojmë këtë?

– Çfarë je duke menduar?

– Cili është kujtimi yt më i bukur?

Mësoni dhe tregoni atyre:

– Si të bëjnë diçka të caktuar, në vend se t’jua ndaloni.

– Si të fishkëllejnë

– Si të prenë ushqimin

– Si të palosin rrobat

– Si të kërkojnë informacione kur nuk e dinë përgjigjen

– Si të kujdesen për higjienën e tyre dhe të mbajnë vijën e trupit /Telegrafi/

Exit mobile version