Telegrafi

Udhëheqësit turistik në Ohër kërkojnë kontrolle shtesë nga inspektorët

Inspektime të përforcuara në pritje të sezonit të ri, kërkojnë udhëheqësit turistik në Ohër. Në këtë qytet mbetet problem serioz prania e udhëheqësve turistik të huaj dhe pa leje, veçanërisht nga vendet fqinje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Numri i udhëheqësve turistik nuk do të thotë kualitet. Vetëm 10% e udhëheqësve të licencuar dalin në terren, ndërsa 5% prej tyre vetëm e kanë si profesion në jetë.

Në përputhje me gjitha dispozitat ligjore të gjitha grupet turistike të cilat vizitojnë qytetin, duhet të kenë udhëheqës turistik lokal ose shoqërues./Telegrafi/