Inspektime të përforcuara në pritje të sezonit të ri, kërkojnë udhëheqësit turistik në Ohër. Në këtë qytet mbetet problem serioz prania e udhëheqësve turistik të huaj dhe pa leje, veçanërisht nga vendet fqinje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Numri i udhëheqësve turistik nuk do të thotë kualitet. Vetëm 10% e udhëheqësve të licencuar dalin në terren, ndërsa 5% prej tyre vetëm e kanë si profesion në jetë.
Në përputhje me gjitha dispozitat ligjore të gjitha grupet turistike të cilat vizitojnë qytetin, duhet të kenë udhëheqës turistik lokal ose shoqërues./Telegrafi/