Telegrafi

Udhëheqësit fetarë në Francë bëjnë thirrje për më shumë siguri

Udhëheqësit fetarë francez kanë bërë thirrje për siguri më të madhe, pas vrasjes makabre të priftit francez në Normandy të martën, shkruan BBC.

Përfaqësuesit e krishterë, mysliman, hebre dhe budist kanë folur pas takimit me presidentin francez Francois Hollande, transmeton KosovaPress.

Udhëheqësi mysliman Dalil Boubakeur, Imam i Xhamisë së Madhe të Parisit, tha se udhëheqësit e “thellësisht dëshirojnë që vendet tona të adhurimit të jenë objekte me fokus të madh të sigurisë.

Sulmi  me thikë i së martës, ndodhi në një kishë katolike në Rouen të Francës.