Telegrafi

Udhëheqësit e shëndetësisë në Dukagjin kërkojnë rezonancë magnetike për Spitalin e Pejës

Drejtorët e drejtorive të Shëndetësisë në komunat Pejë, Istog, Deçan, Junik dhe Klinë, në takimin e tyre të përbashkët me përfaqësuesit e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, kanë kërkuar rezonancë magnetike për rajonin .

Kështu thuhet në komunikatën e dërguar për media nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë.

“Drejtorët e  përkrahën iniciativën e Spitali të Përgjithshëm në Pejë që të filloj një fushatë lobimi për tu pajisur me rezonancë magnetike, e cila është domosdoshmëri për diagnostifikimin më të mirë të sëmundjeve, por që do të ndihmonte banorët e rajonit të Pejës në kryerjen e këtij ekzaminimi në Pejë, në kohë sa më të shpejtë dhe pa shpenzime siç po ndodhë tani”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/