Organet udhëheqëse të Radio Televizionit të Maqedonisë dhe Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale do të zgjedhen pas miratimit të propozim-ndryshimeve në Kuvend.
Nga Qeveria për Makfaks thonë se në vazhdë është debati për propozim-ligjin për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuale, që do të mundësojë forcimin e pavarësisë dhe kapacitetin e rregullatorit medial, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në kuadër të planit 3-6-9 janë paraqitur reformat urgjente prioritare për përshpejtimin e integrimeve euro-atlantike, ndërsa në pjesën e mediumeve parashihen disa masa me të cilat do të sigurohet lirimi i mediumeve nga çdo ndikim”, thonë nga Qeveria.
Në seancën e gjashtë të Kuvendit në rend dite është propozim-vendimi për përmirësimin e planit financiar të Radio Televizionit të Maqedonisë për vitin 2017./Telegrafi/