Telegrafi

Udhëheqësit e lartë të Pentagonit vendosen në karantinë pas një rasti me coronavirus

(FILES)This file picture taken December 26, 2011 shows the Pentagon building in Washington, DC. Heavy US government spending cuts took a sharp swing on July 8, 2013 as the Pentagon began putting about 650,000 civilian workers on unpaid leave. The Department of Defense's civilian employees face furloughs of up to 11 days through the end of the fiscal year on September 30. The furloughs will slash their paychecks by 20 percent at a time when the US economy is crawling at a modest pace four years after the Great Recession ended. The pay pinch was expected to have the most immediate impact in areas with a large military presence, such as greater Washington DC, California and Texas. AFP PHOTOSTAFF/AFP/Getty Images

Gjenerali i lartë amerikan, Mark Milley dhe disa anëtarë të udhëheqjes së lartë të Pentagonit, janë vendosur në karantinë pasi një zyrtar i lartë i Gardës Bregdetare doli pozitiv me coronavirus, thanë disa zyrtarë të mbrojtjes amerikane për CNN.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Nënkomandanti i Gardës Bregdetare në SHBA, Admirali, Charles Ray doli pozitiv të hënën me COVID-19.

“Të hënën, Nënkomandanti i Rojës Bregdetare, Admirali, Charles Ray doli pozitiv me coronavirus. Ai u testua po atë ditë, pasi zhvilloi simptoma të lehta gjatë fundjavës”, tha Garda Bregdetare në një deklaratë të martën.

“Garda Bregdetare po ndjek politikat e vendosura ndaj COVID-19, sipas udhëzimeve të CDC, përfshirë karantinën dhe gjurmimin e kontaktëve”, thuhej në njoftim.

Bëhet e ditur se Ray kohëve të fundit mori pjesë në disa takime në Pentagon, në zona të sigurta me anëtarët e Shefave të Shtabit të Përbashkët. /Telegrafi/