Çmimet e shitjes në ndërtimtari pritet që të rriten në periudhën e ardhshme, bënë të ditur udhëheqësit e firmave ndërtuese në vlerësimin për gjendjen afariste në sektor, të cilën e publikoi sot Enti Shtetëror për Statistika.
Indikatori i besimit në ndërtimtari në tremujorin e dytë është më i lartë për 0,2 pikë procentuale në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti, ndërsa në raport me tremujorin e dytë të vitit të kaluar shënon rritje për 0,7 pikë procentuale, vlerësojnë udhëheqësit e firmave ndërtuese.
Enti Shtetëror i Statistikës sot publikoi se pritjet për marrëveshjet totale për punët ndërtuese në tremujorin e dytë të këtij viti janë më të volitshme në raport me tremujorin paraprak. Pritet edhe që të rritet numri i të punësuarve.
Vlerësimi për gjendjen ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2019 është më i volitshëm në krahasim me tremujorin paraprak, ndërsa është edhe më i volitshëm edhe në raport me tremujorin e dytë të vitit 2018. Gjendja e tanishme me marrëveshjet e subjekteve të tyre afariste është më e volitshme në raport me tremujorin paraprak, ndërsa vlerësimi për gjendjen financiare është më i pavolitshëm. Gjendja numerike dhe cilësia e mekanizimit dhe pajisjes të jenë nën normalen.
Ndikim më të madh ndaj kufizimit për përmirësimin e aktivitetit rrjedhës ndërtimor kanë faktorët e ardhshëm: nuk ka kërkesë me 18,5 për qind, shpenzime të rritura për materiale me 17,9 për qind mungesë të kuadrit të trajnuar me 15,6 për qind dhe konkurrencë në sektorin e vet me 12 për qind.