Telegrafi

Udhëheqësia e re e Odës së Mjekëve në Maqedoni paralajmëron risi në punë (Video)

Rritje e rrogës mujore të mjekëve me qëllim të ndalet largimi i tyre nga vendi është një nga masat më të rëndësishme që do të ndërmerr udhëheqësia e re e Odës së Mjekëve. Kalina Stardellova (kryetare e Odës) paralajmëroi ndryshime në statutin e punës së Odës së Mjekëve dhe intensifikim të Ligjit për veprimtari të mjekëve, që siç theksoi, duhet të zbatohet në Kuvend dhe sa më parë të miratohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zv.kryetari i Odës së Mjekëve, Ylber Besimi, tha se një prej qëllimeve të tyre në kryesi është të parandalohet vala e doktorëve të rinj që po ikin nga shteti dhe për atë qëllim, në afat sa më të shkurtë të miratohet Ligji për veprimtari të mjekut.

Duke u përgjigjur në pyeje të gazetarëve rreth rritjes së rrogës mesatare, ai theksoi se propozojnë një zgjidhje mjaft solide dhe mirë të qëndrueshme e cila shpresin shumë shpejt të pranohet nga autoritet shëndetësore./Telegrafi/