Site icon Telegrafi

Udhëheqësi i Parlamentit britanik bllokon një votim të ri për marrëveshjen e Brexit të Theresa May

John Bercow i ka thënë kryeministres britanike, Theresa May se do të bllokojë një tentim të saj të radhës për të votuar një marrëveshje Brexit-i, nëse nuk ka siguruar ndryshime.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, kryetari i Parlamentit britanik ka thënë se një “votim domethënës” i mëtejshëm do të përjashtohej nga rendi nëse mocioni ishte “i njëjtë ose pothuajse i njëjtë” – nën një konventë të lashtë për të ndaluar qeverinë që ngacmonte parlamentin për çështjet që deputetët e kanë hedhur poshtë.

Një vendim i tillë po vlerësohet si një goditje e madhe për kryeministren britanike, e cila kishte planifikuar një votim të tretë këtë javë dhe potencialisht një të katërt në prag të afatit përfundimtar të 29 marsit të Brexit.

Zonja May ka pranuar tashmë se negociatat me BE-në kanë mbaruar, duke e bërë të vështirë për të që të argumentojë se një votim i mëtejshëm do të jetë në një çështje tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version