Site icon Telegrafi

Udhëheqësi i Koresë së Veriut uron Putinin për “Ditën e Fitores”

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i dërgoi një mesazh urimi presidentit Vladimir Putin për festën e Ditës së Fitores së Rusisë, duke shprehur “solidaritetin e vendosur” të vendit të tij me Moskën, raporton agjencia e lajmeve koreano-veriore KCNA.

Në letrën e tij të dërguar më 9 maj, Kim “shtriu solidaritetin për kauzën e popullit rus për të çrrënjosur kërcënimin politik dhe ushtarak dhe shantazhin nga forcat armiqësore”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut gjithashtu “shprehte besimin se marrëdhëniet strategjike dhe tradicionale të miqësisë midis dy vendeve do të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme”.

Koreja e Veriut kohët e fundit ka theksuar lidhjet e saj të ngushta me Rusinë dhe ka mbështetur publikisht Moskën për agresionin e saj në Ukrainë.

Në shkurt, ajo fajësoi për konfliktin në Ukrainë “politikën hegjemoniste” të Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit. /Telegrafi/

Exit mobile version