Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, i cili ka udhëhequr vendin që nga pavarësia nga Bashkimi Sovjetik, ka njoftuar dorëheqjen e tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në një adresim televiziv të paracaktuar, ai tha se vendimi nuk ishte “i thjeshtë”.
Z. Nazarbayev, 78 vjeç, ka qenë shumë i pakontestueshëm që kur u bë president i kombit të pasur me naftë në vitin 1990.
Ai është përqendruar në reformën ekonomike, duke iu rezistuar lëvizjeve për të demokratizuar sistemin politik.
“Kam vendosur të heq dorë nga kompetencat e mia si president”, ka thënë ai gjatë një adresimi të befasishëm televiziv.
Z. Nazarbayev tha se kryetari i dhomës së lartë të parlamentit, Kassym-Jomart Tokayev, do të merr përsipër ushtrimin e detyrës së presidentit për pjesën e mbetur të mandatit të tij. /Telegrafi/