Site icon Telegrafi

Udhëheqësi i katalanasve u arrestua në Itali

Udhëheqësi katalanas, Carles Puigdemont është arrestuar nga policia italiane në Sardenjë, sipas një deklarate nga zyra e tij.

Spanja ka akuzuar Puigdemont, një ish-udhëheqës katalanas, për rebelim dhe ndihmë dhe mbështetje të referendumit të pavarësisë të vitit 2017, të cilin gjykatat spanjolle e kanë shpallur të paligjshëm.

Në mars, Parlamenti Evropian i hoqi Puigdemont imunitetin që kishte gëzuar si anëtar që nga viti 2019. Që atëherë, Puigdemont po jeton në mërgim të vetë-imponuar në Belgjikë.

Avokati i tij, Gonzalo Boye, konfirmoi në Twitter se Puigdemont ishte në paraburgim, duke shtuar se ai ishte arrestuar në bazë të një urdhërarresti evropian të 14 tetorit të vitit 2019, i cili u pezullua nën një “imperativ ligjor – siç u tha nga Gjykata Evropiane e Drejtësi “.

Puigdemont ishte subjekt i një urdhër -arresti evropian të lëshuar nga Spanja që kërkonte ekstradimin e tij për shkak të rolit të tij në përpjekjen për pavarësi.

Referendumi çoi në krizën më të madhe politike në Spanjë në dekada, pas së cilës parlamenti katalanas shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë në tetor të vitit 2017, duke bërë që qeveria qendrore të imponojë pushtet të drejtpërdrejtë nga Madridi, dhe autoritetet filluan arrestimin e udhëheqësit separatist. /Telegrafi/

Exit mobile version