Udhëheqësit nga e gjithë bota kanë dënuar sulmin dhe kanë dërguar mesazhe solidariteti për Mbretërinë e Bashkuar, shkruan BBC.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se “Franca është më shumë se kurrë në anën e Britanisë”.
Ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel duke u solidarizuar me dhembjen e britanikëve, tha se “ne jemi të bashkuar përtej të gjitha kufijve në tmerr dhe pikëllim, por edhe në vendosmëri”.
Presidenti i SHBA Donald Trump shkroi se “Çfarëdo që Shtetet e Bashkuara mund të bëjnë për të ndihmuar në Londër dhe Britani të Madhe, ne do të jemi atje – Jemi me ju”.
Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk tha se “Europa qëndron me Mbretërinë e Bashkuar në luftën kundër terrorizmit”.
Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha se: “mendimet dhe lutjet e tij janë me viktimat dhe familjet e tyre”.
Udhëheqësi spanjoll Mariano Rajoy ofroi “solidaritet dhe mbështetje” në Britani.
Udhëheqësi Australian Malcolm Turbull shkroi se“Lutjet dhe solidaritetin e vendosur sot janë si gjithmonë me njerëzit e Britanisë”, transmeton Klan Kosova.