Telegrafi

UÇK “zbarkon” në Japoni (Foto)

Fjala është për një lojë të popullarizuar, kushtimisht strategjike, që luhet në ekipe apo individualisht, e ku kundërshtari “eliminohet” duke e qëlluar me kapsula ngjyre.

Kjo lojë viteve të fundit është popullarizuar edhe në Kosovë, por në Japoni bëhet edhe më e veçantë, transmeton Telegrafi.

Në foton që do ta shihni të plotë më poshtë, mund të vëreni se çfarë preferojnë lojtarët japonezë për uniforma të tyre. Ata kanë veshur uniforma lufte, ndërsa në krahë mbajnë emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). /Telegrafi/