Telegrafi

“UÇK” dhe “Prishtinalitë”, përballen në gjysmëfinalen e radhës të “Super Sfida”

Këtë të diel, në shoun më të madh garues në televizionet shqiptare “Super Sfida”, do të garojnë dy ekipe shumë të forta.

Gara do të zhvillohet në mes ekipit “UÇK” dhe ekipit “Prishtinalitë”, ekipe që deri tani kanë qenë shumë mirë të organizuara dhe kanë bërë gara shumë të fuqishme përballë ekipeve kundërshtare.

Për ekipin e “Prishtinalive”, në gjysmë finale të “Super Sfida”, do të garojnë: Alban Mehmeti, Dafina Dauti dhe Robert Berisha, ndërsa për ekipin UÇK do të garojnë: Brikena Beqiri, Bekim Shyti dhe Bashkim Shala.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Super Sfida

Në këtë fazë pritet të ketë disa lojëra të reja atraktive, me ç’rast shpresohet te jetë një garë shumë e tensionuar, kur dihet se të dyja ekipet janë shumë mirë të organizuar dhe angazhohen shumë për fitore, duke dhënë maksimumin e tyre.

Ekipi që do të fitojë këtë të diel shkon në finalen e madhe të “Super Sfida”, ku do te perballet me ekipin Shqiponjat Gold AG, Leonora Jakupi dhe Meda dhe i afrohet mundësia që të fitojë titullin e kampionit, respektivisht një veturë të re nga salloni i automobilave “Auto Mita”.

Çmimi i madh do të jetë arsye shtesë që gara të bëhet e nxehtë dhe shumë sfiduese. /Telegrafi/