Site icon Telegrafi

“UÇK” dhe “Prishtinalitë”, përballen në duelin e radhës të “Super Sfida” (Video)

Këtë të diel, në shoun më të madh më lojëra në televizionet shqiptare “Super Sfida”, do të garojnë dy ekipe shumë të forta.

Gara do të zhvillohet në mes ekipit “UÇK” dhe ekipit “Prishtinalitë”, ekipe që deri tani kanë qenë shumë mirë të organizuara dhe kanë bërë gara shumë të fuqishme përballë ekipeve kundërshtare. Për ekipin e “Prishtinalive”, në gjysmë finale të “Super Sfida”, do të garojnë: Alban Mehmeti, Dafina Dauti dhe Robert Berisha, ndërsa për ekipin UÇK do të garojnë: Brikena Beqiri, Bekim Shyti dhe Bashkim Shala.

Në këtë fazë pritet të ketë disa lojëra të reja atraktive, me ç’rast shpresohet te jetë një garë shumë e tensionuar, kur dihet se të dyja ekipet janë shumë mirë të organizuar dhe angazhohen shumë për fitore, duke dhënë maksimumin e tyre.

Ekipi që do të fitojë këtë të diel shkon në finalen e madhe të “Super Sfida”, dhe i afrohet mundësia që të fitojë titullin e kampionit, respektivisht një veturë të re nga salloni i automobilave “Auto Mita”. Çmimi i madh do të jetë arsye shtesë që gara të bëhet e nxehtë dhe shumë sfiduese.

Në anën tjetër, producenti dhe moderatori i shout më të madh më lojëra në televizionet shqiptare “Super Sfida”, Enis Ujkani, ka theksuar se ky shou vazhdon të ketë shikueshmëri rekorde – deri 1 milion shikues ( duke përfshirë transmetimin në RTK dhe ALSAT –M).

Kjo shikueshmëri – prej 1 milionë – lidhet me territorin e Kosovës, Maqedonisë dhe shqiptarët e Diasporës. Ujkani ka thënë se këto rezultate janë një motiv shtesë që të vazhdoi që këtë shou ta begatojmë me lojëra të reja.

Ai ka theksuar se “në vazhdën e risive që do t’i sjellim është ndërtimi i studios së re, ku do ta ndryshojmë skenografinë”, duke shtuar “se do të investojmë akoma në ndriçim dhe do të mundohemi ta bëjmë një studio gjigante, e cila do t’i ngjajë studiove më të mëdha në Evropë”. “I falënderojë të gjithë shikuesit që na ndjekin përmes ekranit.

Shikueshmëria e lartë është sinjal i fuqishëm i cili tregon se shqiptarët qëndrojnë para ekranit kur kemi formate moderne, të cilat realizohen në studio me skenografi dhe ndriçim modern.

Sipas asaj që kemi vërejtur ne është se shikuesit dhe shikueshmëria vije kur kemi kualitetit, duke rrëzuar kështu fjalët e disa producentëve – të cilët në mungesë te kreativitetit dhe angazhimit për të prodhuar shou dhe formate cilësore – fajin e hedhin te ajo se kështu po kërkon tregu”, ka shtuar Ujkani. /Telegrafi/

Exit mobile version