Telegrafi

“UÇK” dhe “O Sa Mirë” do të përballen këtë të dielë në “Super Sfida”

Aktorët e serialit “O sa mirë”, këtë të diel do të garojnë në çerekfinale kundër ekipit UÇK. Për ekipin “O sa mirë” do të garojnë: Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi dhe Jeton Zogiani, derisa anëtarët e ekipit UÇK janë: Bashkim Shala, Bekim Shyti dhe Ardian Kaleviçi.’

Në këtë fazë pritet të ketë disa lojëra të reja atraktive dhe një garë shumë e tensionuar, pasi që të dyja ekipet janë shumë mire të organizuara dhe kanë garues shumë energjik, që angazhohen vetëm për fitore.

Ekipi që do të fitojë këtë të diel shkon në gjysmëfinale, duke iu afruar shumë finales së madhe, gjë e cila do të bëjë që ky shou të shoqërohet me një shou shumë të nxehtë. /Telegrafi/