Telegrafi

Ubuntu së shpejti edhe në telefona

Kompania Canonical, e cila qëndron prapa distribucionit më të popullarizuar të Linuxit, planifikon që Ubuntun 12.04 ta kaloj në kategorinë e distribucioneve të Linuxit me përkrahje afatgjate dhe të ia shtoj ndërfaqen Unity, shkruan ZDnet.

Pas kësaj do të nis shpërndarja në të gjitha pajisjet kompjuterike. Vlerësohet se ekzemplarët e parë të pajisjeve që ekzekutojnë Ubuntun dhe punojnë me procesorët e ARM-së do të mund të fillojnë të arrijnë në treg gjatë çerekut të dytë të vitit të ardhshëm.
Versioni tërësisht i përfunduar, i gatshëm për të gjitha platformat, do të duhej të paraqitet deri në vitin 2014.

Konkurrenti kryesorë, shprehen në Canonical, do të jetë Android i Google, i cili tashmë po dominon tregun global. Por, në këtë kompani janë të bindur se ende ka hapësirë, jo vetëm për Ubuntun por edhe për Windows 8.

Ubuntu nuk është i vetmi sistem operativ që po planifikohet për përdorim në disa platforma të ndryshme. Microsoft po bën diçka të ngjashme me ndërfaqen e vet Metro në Windows 8. /Telegrafi/