Alan Pope nga Canonical ka konfirmuar se në fund të muajit shkurt ata do të fillojnë shpërndarjen në uebfaqen OMG Ubuntu, mirëpo diçka e tillë nuk pritet të ndodhë para muajit shkurt.
Faqja e OMG Ubuntu e sqaron pak më në detaje se çka duhet pritur nga Ubuntu Phone OS Image, pas lansimit. Natyrisht, se disa nga funksionet e Ubuntu Phone ende nuk janë të ëprfunduara, si për shembull, kontrolli me zë, dyqani i aplikacioneve apo shfletuesi për ueb.
Për të dhënë sa më shumë detaje për atë që është përgatitur për Ubuntu Phone OS, kompania ka lëshuar një video demonstruese e cila është bërë hit në ngjarjen më të madhe të teknologjisë për momentin, CES 2013. / Telegrafi /