Telegrafi

Ubuntu 11.10

Ubuntu 11.10 sjell ndryshime të shumta dhe risi të ndryshme përveç GNOME 3 i cili konsiderohet se është ndryshimi më i rëndësishëm i këtij versioni. Unity tani është dukshëm më i shpejtë, e kursori në mënyrë automatike i adaptohet ngjyrave të prapavijës, ndërsa ende ofron Software Center më të shpejtë i cili tani përkrah funksionin e kërkimit, sikurse dhe shitorja e muzikës Ubuntu One. Deja Dup tani është pjesë integrale e Ubuntus, sikurse dhe Firefox 7.0.1, Thunderbird 7.0.1, Shotwell 0.11.2 dhe Banshee 2.2.0.

Versioni i ardhshëm i Ubuntus, LTS 12.04, do të quhet Precise Pangolin, i cili përkundër pritjeve nuk është një pinguin, por një gjitar afrikan, i njohur sipas qëndrueshmërisë dhe fuqisë. Pangolin në versionin Alpha 1 arrin me 1 dhjetor, pastaj pasojnë Alpha 2 në shkurt, dy beta në muajin mars dhe versioni final dhe ai RC me 26 prill të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/