Sipas një raporti të publikuar në kuadër të projektit “Hei’25” nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA, “Raport i Monitorimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe Agjencisë së Kosovës për Akreditim”, UBT gjatë vitit akademik 2021/22 dhe 2022/23 ka më së shumti programe të akredituara.
Në vitin akademik 2022/23, UBT ka pasur gjithsej 53 programe studimi të akredituara nga nivele të ndryshme studimi.
Numri i madh i programeve të akredituara dhe ruajtja e akreditimit tregon përpjekjet dhe përkushtimin e vazhdueshme të UBT-së për të ofruar programe shkencore të kualitetit të lartë dhe për të ndihmuar në rritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë.
Projekti “HEI’25” është financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) me kontribut të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) dhe Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).
Linku i raportit: http://orca-ks.org/wp-content/uploads/2023/11/Raporti-KSHC-2022-FINAL.pdf