Site icon Telegrafi

UBT-ja nderon gjeneratat e diplomuara brenda 15 vjetësh

Për dhjetëra ish-studentë të UBT-së, të cilët gjatë 15 vjetëve kanë diplomuar në këtë institucion të arsimit të lartë në Kosovë, të enjten në mbrëmje, menaxhmenti i UBT-së, ka organizuar një aheng.

Takimi kishte karakter respektimi gjeneratave që kanë diplomuar në UBT dhe që sot kryejnë punë të ndryshme, edhe menaxhuese, në institucione publike e private, si dhe në biznese.

Studentët janë pritur rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi si dhe një pjesë e stafit të kolegjit UBT.

Për nder të tyre ishte angazhuar edhe këngëtari Neki Emra, i cili i ka argëtuar të pranishmit me këngë llojesh të ndryshme: këngë të vjetra qytetare, popullore e zbavitëse.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, me këtë rast tha se hapja e UBT-së është bërë më 2001, që nënkupton se sivjet është 15-vjetori i themelimit.

“Ne kemi analizuar statistikat, sipas të cilave gjatë këtyre viteve në UBT kanë studiuar 17.000 studentë.  Shumë nga të diplomuarit, tashmë janë pjesë e UBT-së”, ka thënë rektori Hajrizi me konstatimin se Alumni i UBT-së ka krijuar një rrugëtim dhe karrierë të suksesshme, aq më tepër kur merret parasysh që Kosova ishte vend në tranzicion e me papunësi të madhe.

“Kjo na bënë shumë krenarë dhe i jep një imazh shume të mirë UBT-së”, ka vijuar rektori, duke falënderuar ish-studentët për punën, sukseset dhe kontributin e dhënë.

Rektori e ka përsëritur qëndrimin se “faktori kryesor i brendit dhe imazhit të UBT-së, kanë qenë dhe janë studentët”.

“Ne kemi qenë me fat që gjithmonë kemi pasur studentë që e kanë dashur suksesin dhe rezultatet e mira. Duke u bazuar në këtë potencial dhe numrin e studentëve, kemi arritur rezultate të mëdha. Kemi filluar me 28 studentë, çdo vit është rritur numri, kurse tash çdo vit regjistrohen 3000 e më shumë studentë”, ka treguar rektori Hajrizi për të shtuar se UBT-ja dallon nga universitetet e tjera nga fushat që i ka zgjedh, të cilat janë jo të lehta por t’u studiuar dhe aq më pak për t’u dhuruar. Ai ka treguar gjithashtu se në aspektin e menaxhimit, UBT-ja ka arritur ekselencën, si praktika më e mirë e menaxhimit dhe e cilësisë, që është e vetmja certifikatë në Ballkan. “Asnjë institucion apo kompani, deri tash, nuk ka arritur ta marrë këtë certifikatë. Ne jemi duke punuar çdo vit dhe çdoherë kemi shkallë të përmirësimit. Arritjet e studentëve nuk janë vetëm meritë e UBT-së”, ka shtuar rektori për të saktësuar se UBT-ja del si produkt i studentëve, “sepse është rritur bashkë me studentët”.

“Ne po ndihmojmë komunat, qeverinë dhe kemi anëtarësuar Kosovën në shumë mekanizma, por kjo nuk do të thotë që nuk do të vazhdojmë tutje”, ka përfunduar rektori. /Telegrafi/

Exit mobile version