UBT ka hyrë në rangun e universitete prestigjioze dhe po shërben si institucion model në zhvillimin e inovacioneve teknologjike, së fundmi është vlerësuar si qendra më e madhe ndërkombëtare në mbarë globin për transferimin e njohurive bazuar në realitetin virtual.
Në një artikull kushtuar konkretisht nismës së UBT-së për zhvillimin e kësaj kurrikule, e që është publikuar nga gjigandi teknologjik “EON Reality”, vlerësohet lartë fakti se si një institucion nga Kosova, i vetmi në botë, arriti që për vetëm dy muaj të krijoj 20 mijë mësime, në 141 kurse universitare, që përfshijnë mbi 20 programe të ndryshme akademike.
Për herë të parë në botë, ishin mijëra studentë të UBT-së që përfituan mësime bazuar në AVR (Augmented Virtual Reality), mësime që përfshijnë më shumë se 120 mijë gjëra të krijuara nga kjo platformë, duke filluar nga fusha e arkitekturës dhe inxhinierisë, deri tek matematika e përparuar, dhe madje shumë tema që lidhen me artin, si fotografia koncpetuale dhe dizajnimi i studios.
Në këtë artikull theksohet se përdoruesit në mbarë botën, përfshirë edhe anëtarët e rrjetit global të EON Reality, kanë mundësinë të përfitojnë dhe të marrin rekomandime nga suksesi i një prej qendrave më të mira ndërkombëtare të realitetit virtual, në këtë rast të Qendrës për Realitet Virtual dhe të Shtuar në UBT.
Në këtë artikull, themeluesi i realitetit EON, Dan Lejerskar, citohet të ketë potencuar se ky sukses i UBT-së përbënë një ndikim të madh në akademi, dhe se kjo platformë do të zgjerohet e implementohet edhe nga institucione tjera.
“Shtimi i fundit i këtyre kurseve fantastike dëshmon se Platforma AVR ka qenë një sukses i madh për studentët dhe arsimtarët në të gjithë botën. Jam shumë i ngazëllyer kur shoh se ku mund të shkojmë me këtë në të ardhmen, dhe besoj se dobia e Platformës AVR vetëm do të zgjerohet pasi bota bëhet më e rehatshme me mësimin dhe punën nga një distancë. Ky është vetëm fillimi, dhe ai tashmë po bën një ndikim të madh në akademi “, theksoi ai.
Ndërkaq, rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, tha se realiteti virtual ka qenë evolucion botëror të cilin fillimisht UBT e ka sjellë si projekt, e më pas suksesshëm e ka implementuar në mësim.
“Kemi arritur që përmes UBT-së, Kosova të luan një rol model dhe të këtë ndikim global në teknologjitë e së ardhmen në edukim. Jemi të lumtur që kemi realizuar një projekt të tillë me potencial që parashikohet të ketë rritje. Realitetin virtual kemi arritur ta integrojmë në të tashmen tonë, por edhe në vitet e ardhshme konsiderojë që do të ketë ende më shumë përparime teknologjike në kuadër të VR-it”, theksoi rektori Hajrizi.
UBT përveç që është prijatar në sjelljen e inovacioneve të fundit teknologjike, si institucion ka arritur që vitin e kaluar të lidh partneritet me gjigandin teknologjik, EON Reality, ku janë duke investuar së bashku miliona dollarë në jetësimin e plotë të këtij projekti tejet inovativ.
Për të lexuar postimin e plotë kushtuar bashkëpunimit mes UBT-së dhe EON Reality, klikoni KËTU.