Site icon Telegrafi

UBT hap zyrtarisht Festivalin më të madh Akademik “Global UBT Fest 2020”

UBT ka hapur zyrtarisht ngjarjen më të madhe akademike, Festivalin Akademik “Global UBT Fest 2020”, që e organizon me qëllim të zhvillimit të inovacionit, ngritjen e efiçencës dhe lidershipit, si dhe ndërlidhjen e dijeve.

Ky festival ka ngjallur interesimin e 15 mijë pjesëmarrësve, përfshirë pjesëmarrës edhe nga shumë shtete të rajonit dhe më gjerë.

Hapja u bë në mënyrë virtuale, me ç’rast rektori Hajrizi u shpreh i lumtur që UBT po i ofron Kosovës festivalin akademik me përmasa globale.

Ai theksoi se institucioni në ketë̈ mënyrë̈ po ndikon edhe në fuqizimin e imazhit të Kosovës.

“Kosova tashmë ka festivalit me të madh akademik me përmasa globale, që lidhet me zhvillimin ekonomik, ndërmarrësisë, inovacionin dhe politikën, ku pritet të marrin pjesë mbi 15 mijë pjesëmarrës që është numër rekord në këtë kohë pandemie. Festivali nuk do të mbahet në mënyrë fizike si shkak i pandemisë, kësaj herë Kosovën do ta bëjmë të njohur përmes festivalit më të madh në Evropë në mënyrë virtuale”, tha rektori Hajrizi.

Rreth 500 profesorë, ekspertë, artistë, studentë vendor dhe ndërkombëtarë, do të jenë pjesë e aktiviteteve të larmishme, nga më shumë se 150 vende të botës.

Festivali akademik “Global UBT Fest 2020” do të zgjasë deri më 6 gusht, në kuadër të së cilës organizohen 30 Akademi Ndërkombëtare Verore, 25 forume, 25 ngjarje/aktivitete, gara hackings, aktivitete kulturore-artistike.


Exit mobile version