Telegrafi

UBT fton studentët që të aplikojnë për bursa studimi në Hungari

UBT njofton studentët se Ambasada e Hungarisë në Kosovë ka hapur konkurs për ndarjen e bursave për studime të nivelit bachelor, master dhe PhD, përmes programit “Stipendium Hungaricum”, për vitin akademik 2019-2020.

Për sivjet, fitues potencialë të kësaj burse mund të jenë 50 studentë nga Kosova, teksa afati i fundit për aplikim është data 15 janar 2019.

Përmes këtij programi, deri sot rreth 120 studentë nga Kosova janë duke i përfunduar studimet me bursë të plotë studimi në shtetin e Hungarisë.

Studentët duhet të bëjnë aplikimin online dhe vetëm nëpërmjet kompjuterit ose tabletit, por jo edhe telefonave.

Informata të hollësishme mbi procedurat, dokumenteve të nevojshme dhe aplikimin, mund t’i gjeni në linkun: www.stipendiumhungaricum.hu. /Telegrafi/